Si i kishte shpëtuar vdekjes Christian Panucci

Futboll 10 Prill 2018 14:44

Ai sot është 44 vjeç dhe është përzgjedhës i Kombëtares së Shqipërisë, mirëpo në vitin 1996, Christian Panucci, ka kaluar një prej momenteve më të vështira dhe më tragjike në jetën e tij.

Bëhet fjalë për një histori, në të cilën një avion që ishte rrëzuar dhe ku kishin humbur jetën të gjithë pasagjerët, ka mundur të jetë aty edhe trajneri italian Panucci, por vetëm fati deshi që ai të mos ishte i pranishëm aty.

Në vitin 1996, Panucci u zgjodh kapiten i Përfaqësueses së Italisë në futboll për Lojërat Olimpike Verore që do të mbaheshin në Atlanta të SHBA-së. Mirëpo, italiani ishte dëmtuar dhe u detyrua të kthehej në vendlindje për tretmanin mjekësor.

Ai fillimisht kishte marrë avionin e linjës nga New York-u për në Paris dhe pastaj tek destinacioni i tij final për në Milano, por e humbi këtë udhëtim pasi i kishin humbur bagazhet. Pas kësaj, u detyrua që të merrte një avion tjetër, që shkonte direkt për në Milano të Italisë.

Mirëpo, po atë ditë, avioni i parë që kishte humbur Panucci për shkak të bagazheve dhe ku është dashur të ishte fillimisht, ishte rrëzuar dhe të gjithë pasagjerët që ishin në bord, kishin humbur jetën në këtë tragjedi.

Vetëm fati kishte qenë me, tani trajnerin e Shqipërisë Christian Panucci, i cili ka mundur të ishte pjesë e viktimave, që humbën jetën në këtë aksident tragjik dhe 44 vjeçari sot është shumë falënderues për fatin që pati. /Insporti.com

-->