Si mposhtet Guardiola? Sarri jep përgjigjen epike

Futboll 07 Dhjetor 2018 17:15

Të shtunën në “Stamford Bridge” zhvillohet supersfida midis skuadrës së Chelseas dhe Manchester Cityt, ndeshje që pritet të jetë një përballje që do të dhurojë shumë spektakël.

Ndërsa, në konferencë për shtyp trajneri i londinezëve, ka dhënë një përgjigje epike kur e kanë pyetur, se si mund të mposhtet trajneri Pep Guardiola.

“Nuk e di, mos më pyesni mua, sepse gjithmonë ka humbur prej tij”,  ka thënë trajneri Sarri. Kjo bëri që në sallë të kishte disa të qeshura, për mënyrën se si ai e dha përgjigjen.