Si mund ta ndal sulmuesin Neymar skuadra e Real Madrid

Futboll 14 Shkurt 2018 10:18

Sonte vazhdojnë ndeshjet tjera në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve dhe fokusi kryesor është në ndeshjen që zhvillohet në “Santiago Bernabeu” në mes Real Madrid dhe ekipit francez të PSG.

Treshja sulmuese e PSG, Edinson Cavani, Kylian Mbappe dhe Neymar, përbëjnë sulmin më të frikshëm në Evropë për momentin. Ata së bashku kanë 25 gola të shënuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon, me nj` mesatare fantastike prej 4 golash për ndeshje.
Ky sulm i rrezikshëm i ekipit francez, ka futur frikën në mbrojtjen e Kampionëve të Champions League edhe më shumë në këtë moment ndoshta, pasi Dani Carvajal do të mungojë në ndeshjen e parë, për shkak të suspendimit.

Në mungesë të Carvajal, sipas të gjitha gjasave në anën e djathtë të mbrojtjes së Real Madrid do të jetë Nacho, me një detyrë shumë të vështirë, për ta ndalur lojtarin më të shtrenjtë në botë. Braziliani Neymar rikthehet në “Bernabeu”, i cili është një prej stadiumeve të tij të preferuara sa i përket shënimit të golave, pasi në tri vizitat e tij në të kaluarën me Barcelonën në këtë stadium, kishte shënuar 2 herë dhe po aq herë kishte arritur edhe të asistoj për gol.

Nacho ka treguar se është i aftë t’i përballojë disa prej lojtarëve më të mirë në botë, por sonte do të jetë testi i tij më i madh në jetë, kur do të mundohet ta ndaloj Neymar. /insporti.com

-->