Si qëndroi në këmbë? Shikojeni rundin e ‘çmendur’ të boksit që ka befasuar të gjithë

Sporte luftarake 06 Janar 2019 13:28

Ndeshja e boksit mes Carl Frampton e Josh Warrington ishte një nga më emocionuest e vitit.

Në duelin e peshave featherweight, Warrington e rrahu Framptonin për ta mbrojtur titullin e botës në IBF, transmeton Insporti

Meçi, që u zhvillua në fundin e muajit dhjetor, ishte tejet emocionues, por dy rundet më drithëruese ishin dy të parat, të cilat i shkaktuan ‘dëmin’ më të madh Carl Framptonit.

Britaniku 28-vjeçar, Warrington, e mposhti 31-vjeçarin nga Irlanda e Veriut pas 12 rundeve, por të gjithë po flisnin për rundet e parë të meçit.

Ajo çfarë u vërejt dhe u diskutua shumë, ishte mënyra se si Frampton arriti që të qëndrojë në këmbë pas atyre grushteve të fortë dhe të njëpasnjëshëm.

Shikojeni më shumë në videon më poshtë. /Insporti.com