Si reagoi shtypi francez pas humbjes së PSG

Futboll 15 Shkurt 2018 09:15

Pamja e Ronaldo-s teksa i gëzohej golit të tij të dytë në ndeshjen kundër PSG, që ishte edhe goli i epërsisë, në shtypin francez u cilësua me vetëm një fjalë “Foudroyés”, që do të thotë “Stuhi”.

Ky titull ishte në ballinën e “L’Equipe”, ku përshkruante fitoren e Real Madrid me rezultat 3-1, pasi ishin duke u mposhtur nga francezët e PSG-së.

Kurse, në kryeqytetin francez, gazeta “Le Parisien”, paraqitjen e PSG-së e cilësoi të dobët, duke vlerësuar se lojtarët e ekipit francez u dorëzuan para presionit.

Raporti nga ndeshja vlerësonte se, përkundër golit fillestar nga Adrien Rabiot, skuadra e PSG u plasarit në fundin e ndeshjes. /Insporti.com

-->