Sigal Prishtina “kollapson” me trajnerin e ri

Superliga 12 Janar 2020 19:03

Në derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll Rahoveci ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 70:57, duke e mundur këtë eip për herë të të tretë këtë sezon, diçka që Sigal Prishtinës nuk i ka ndodhur me vite, raporton Insporti.

Rahoveci, i përkrahur nga rreth 2 mijë shikues që kishin mbushur palestrën Mizahir Isma e nisi ndeshjen shumë mirë, kurse Sigal Prishtina “kollapsoi” që në fillim, meqë çereku i parë përfundoi 17:4, që është ndwr periudhat më të këqija të lojës që ka pasur ky klub ndonjëherë.

Aty e tutje, kthimi në lojë ishte i pamundur për mysafirët, të cilët në këtë ndeshje ishin të udhëhequr nga trajneri i ri Teo Hojc.

Në fakt pjesa e parë përfundoi me rezultat 33:17, duke e bërë atë një nga më të dobëtat që ka pasur Sigal Prishtinë në aspektin ofenziv në 20 vitet e fundit.

Edhe pse loja ishte përgjithësisht më e mirë dhe më e shpejtë në pjesën e dytë të ndeshjes, epërsia e Rahovecit nuk u rrezikua asnjëherë dhe vendësit me meritë shënuan në fund fitore 70:57.

Ndeshja u gjykua nga gjyqtarë nga Shqipëria, të ftuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që ka probleme me gjyqtarët vendorë, të cilët e kanë bojkotuar këtë xhiro të Superligës.

-->