Sigal Prishtina – Legia Warszawa, mbyllet pjesa e parë

Basketboll 17 Shtator 2019 20:53

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Sigal Prishtinës dhe skuadrës polake, Legia Warszawa, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Pas 20 minutave lojë, mysafirët janë në epërsi me 7 pikë epërsi, 44:37.

Në pjesën më të madhe të lojës rezultati ishte shumë i ngushtë, disa herë edhe Prishtina ishte në epërsi, por polakët shkuan në pushim me një epërsi të lehtë, që gjithsesi nuk garanton fitoren.