Sigal Prishtina me një përforcim të ri

Superliga 21 Janar 2020 20:28

Sigal Prishtina sivjet është duke hasur në konkurrencë mjaft të fortë në kampionatin vendor, prandaj drejtuesit e saj kanë vendosur edhe për një përforcim tjetër.

Amerikani Dewayne Jackson është përforcimi më i ri te Prishtina që është prezantuar sot nga klubi i kryeqytetit.

Ky përforcim ka ardhur pas humbjes se KB Prishtinës kundër KB Pejës në vikendin që lamë pas.

“Dewayne Jackson basketbollisti i ri i Prishtinës! Welcome to the Home of Champions Dewayne! #hajdeprishtinë, #besabesë, #gjithmonëpasteje”, ka shkruar KB Prishtina në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

-->