Sigal Prishtina mposhtet me rezultat bindës në Letoni

Basketboll 06 Nëntor 2019 19:48

Sigal Prishtina ka pësuar humbje me rezultat bindës 104:84 në ndeshjen në udhëtim te skuadra letoneze Ventspils, në kuadër të Grupit C në FIBA Europe Cup.

Përveç çerekut të dytë, të cilin Prishtina e fitoi me shifrat 33:27, në pjesën tjetër të ndeshjes Ventspils ishte skuadër më e mirë dhe sidomos në çerekun e dytë. Këtë dhjetëminutësh vendësit e fituan me 21:07, duke krijuar epërsi të dukshme para çerekut të fundit.

Timothy Neocartes Shorts e Ryan Luther me nga 18 dhe Maris Gubis me 17 pikë ishin më të merituarit për fitoren e skuadrës letoneze.

Ndërsa, te Sigal Prishtina, tre basketbollistë, Dardan Berisha, Divine Myles dhe Fahro Alihodzic i shënuan nga 21 pikë.

-->