Sigal Prishtina shënon fitore të thellë në udhëtim te Trepça

Superliga 08 Dhjetor 2019 20:39

Sigal Prishtina ka mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 65-105, në ndeshjen e fundit në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra nga kryeqyteti ishte më e mirë në këtë përballje nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar.

Çerekun e parë e fituan 9-27, për të vazhduar dominimin edhe në periudhën e dytë 13-26, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në pjesën e dytë.

Prishtina e fitoi periodën e tretë 20-38 dhe atë të fundit e humbi 23-14, për të triumfuar në fund me rezultat 65-105.

Në fitoren e Prishtinës sonte u dalluan Myles me 20 pikë e Alihodzic me 19 sosh.

Tek Trepça spikatën Irwin me 19 pikë e Azemi me 14 sosh.

Kjo ishte fitorja e 10-të sezonale e Prishtinës sivjet, karshi 3 disfatave. Ndërsa, Trepça pësoi edhe disfatën e 12-të, karshi vetëm 2 fitoreve.

-->