Sigal Prishtina sonte përballë skuadrës gjermane në FIBA Europe Cup
Superliga
30 Tetor 2019
11:44

Kampionia e Kosovës, Sigal Prishtinës sonte do të përballet në udhëtim me skuadrën gjermane, Medi Bayreuth, ndeshje që fillon nga ora 20:00.
Ky takim zhvillohet në kuadër të grupeve në FIBA Europe Cup.
Prishtinasit në xhiron e parë mposhtën në shtëpi Apoel Nicosia me rezultat 93:74, ku kishte shkëlqyer Dardan Berisha me 32 pikë.
https://twitter.com/FIBAEuropeCup/status/1187674171687555072
Berisha hyri në Top-5 e javës e më pas edhe më pas u shpall edhe Lojtari i Javës në xhiron e parë të FIBA Europe Cup.
Bardhekaltrit shpresojnë se në këtë edicion do të arrijnë rezultate sa më të mira, kurse edicionin e kaluar për herë të parë ishin në Top-16.