“Sikur të luash videolojë” – tifozët të mahnitur nga kamerat 8K që u përdorën mbrëmë në CHL

Futboll 07 Prill 2021 09:35

Mbrëmë u zhvilluan dy super takime në kuadër të çerekfinales së kompeticionit më prestigjioz për klube, Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.

Megjithatë, ajo që mori një vëmendje të veçantë, përveç takimeve që ishin super interesante, është se në takimin Real Madrid – Liverpool, BT Sport ka përdorur kamera 8K, të cilat ofrojnë një cilësi të jashtëzakonshme të fotos –  me pamje që duken disi si në video – lojë.

Ndryshe, edhe WWE dhe UFC gjithashtu kanë “adoptuar” këtë teknologji në muajt e fundit. /Insporti.com

-->