Simeone fokusohet në Europa League

Futboll 15 Shkurt 2018 09:57

Sonte zhvillohen ndeshjet në Europa League dhe Atletico Madrid udhëton në Danimarkë për tu përballu më ekipin e Kopenhagës në 1/16 e finales së kësaj garë.

Trajneri i “Los Colchoneros”, Diego Simeone, u shpreh para ndeshjes se, përkundër që është vështirë për ta që nuk janë më pjesë e Ligës së Kampionëve, por mendon se skuadra është pozitive megjithatë dhe janë të fokusuar vetëm në ndeshjen e sotme.

“Në të njëjtën mënyrë siç ju kemi qasur garës në Ligën e Kampionëve këto shtatë vitet e fundit, me të njëjtin seriozitet do ti qasemi edhe Europa League kësaj radhe. Do t’i marrim ndeshjet një nga një deri sa nuk do ndalemi nga ndonjë skuadër dhe ky është realiteti të cilin tani e kemi. Do të jemi në Danimarkë me plotë entuziazëm edhe pse nuk do jetë e lehtë, me atmosferën që është në stadiumin e tyre. Kam luajtur edhe me Lazio-n atje dhe kam parë që kanë shumë pasion dhe zhvillojnë lojë të mirë përmes pasimeve”, u shpreh Simeone lidhur me përballjen me ekipin e Kopenhagës.

Trajneri argjentinas konfirmoi se mbrojtësi i tyre me përvojë, Diego Godin, do të jetë në fushë pas rikthimit nga lëndimi, ku kishte humbur tri dhëmbë në duel me portierin e Valencia-s.

Ai tha se Godin është rikuperuar mirë dhe karakteri e personaliteti i tij i fortë, do na ndihmojë shumë për këtë ndeshje.

“Ai ka një përkushtim dhe eksperiencë të madhe dhe besoj se prania e tij në mbrojtje, do të jetë një plus i madh për ne”, tha Simeone. /insporti.com

-->