Simeone: Oblak është sikur Messi

Futboll 12 Mars 2020 09:31

Portieri i Atletico Madrid, slloveni Jan Oblak, ishte më meritori që ekipi i tij arriti të kualifikohet në çerekfinale në takimin e mbrëmshëm ndaj Liverpoolit.

Oblak, i cili u shpall edhe lojtari i ndeshjes mori lavdata të mëdha nga trajneri i tij, Diego Simeone.

“Oblak është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ashtu si Savic, Felipe, Felix”

“Ne kemi portierin më të mirë në botë, ashtu si Barcelona ka Messin, i cili është lojtari që bën diferencën tek ata. Oblak është më i miri dhe bën diferencën për ne dhe për këtë ai është atje ku meriton të jetë”.

-->