Simulimi qesharak i shokut të Xhakës bëhet viral në rrjetet sociale

Arsenali ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premier League. “Topçinjtë” kanë fituar në udhëtim te Watfordi me rezultatin 3:2.
Me këtë fitore londinezët mbajnë hapin për të siguruar një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Në minutën e pestë Arsenali kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Martin Odegaard.
Nikoqirët barazuan rezultatin me këtë gol të shënuar nga Cucho në 1:1 në minutën e 11-të.
Londinezët rikthyen epërsinë në minutën e 30-të me Bukayo Saka për 2:1.
Në minutën e 52-të Gabriel Martinelli ngriti epërsinë në 3:1. Krejt çfarë arritën të bënin vendasit ishte të ngushtonin rezultatin në minutën e 87-të me Moussa Sissoko për 3:2.
Por, kamerat kanë kapur edhe një moment qesharak, kur mbrojtësi i majtë i Arsenal – Tierney, simuloi në një mënyrë ‘absurde’.
VIDEO:
Te Arsenali titullar në këtë takim ishte Granit Xhaka.
Londinezët pas 25 ndeshjeve në Premier League kanë 48 pikë, ndërsa Watfordi është në vendin e 19-të me 19 pikë.