Sinemati flet për dallimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë – befason me pohimet e tij (VIDEO)

Futboll 10 Prill 2018 18:03

Gazetari i sportit nga Tirana Gëzim Sinemati, në emisionin procesi Sportiv në Top Channel ka folur ndër të tjera edhe për dallimet ndërmjet ligave elite të Kosovës dhe Shqipërisë dhe dallimet në futboll në përgjithësi.

Pasi pohoi se përcjell punën e trajnerëve nga Shqipëria në Vala Superligën e Kosoëvs dhe ka komunikuar me trajnerin e Feronikelit, Sulejman Starovën, Sinemati paraqiti disa prej përfundimeve dhe kritikave të tij.

“Në Kosovë stërvitja është më e dobët dhe kjo e bën edhe ligën më të dobët. Fola me Starovën për përshtypjet e tij të para dhe më tha që motivi është i madh dhe lojtarët e lënë zemrën në terren, por stërvitja është e dobët”.

Duke folur për përparësitë e Vala Superligës së Kosovës në krahasim me kategorinë superiore të Shqipërisë, Gëzim Sinemati pohoi se “e mira është që në Kosovë gara është shumë më e pastër se në Shqipëri sepse federata nuk fut hundët në mënyrë prepotente në gara”.

Dujke folur për publikun Sinemati pohoi se “në Kosovë publiku nuk shan në ndeshje për dallim nga këtu dhe është shumë më i përgjegjshëm”.

Në Kosovë aktualisht punojnë katër trajnerë nga Shqipëria – Mirel Josa, i cili udhëheq Prishtinën, Bledi Shkëmbi i prin Lirisë, Gugash Magani Trepçës’89 dhe Sulejman Starova, i cili ka ardhur i fundit dhe është vendosur në krye të shtabit teknik të Feronikelit. /Insporti.com

 

-->