Sipas “bet365” ky është favoriti i ndeshjes Kosovë – Mali i Zi

Kombëtarja 14 Tetor 2019 08:44

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme me Malin e Zi, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

Kjo ndeshje është “jetë a vdekje” për “Dardanët” për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim përmes fazës së grupit. Ndeshja me malazezet është vendosur në buletinin e një prej bastores më të madhe në botë “bet365”.

Sipas kompanisë së njohur të basteve “bet365” Kosova shihet si favorite në këtë takim.

Fitorja e “Dardanëve” e ka kuotën 1.61, barazimi vlerësohet me 3.90, ndërsa fitorja e Malit të Zi ka koutën  6.50.

Ndeshja zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 20:45, e vlefshme për grupin A. /Insporti.com/

Image

-->