Sipas legjendës Alan Shearer, Xhaka ka vetëm një opsion pas ndeshjes me Palace

Futboll 28 Tetor 2019 11:55

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka është bërë temë kryesore në mediet angleze pas veprimit që bëri në barazimin e Arseanlit me Crystal Palace 2:2, shkruan Insporti.com.

Xhaka u zëvendësua në minutën e 61-të nga trajneri spanjoll, Unay Emery.

Ata nisën të fërshëllenin dhe nuk munguan dhe të shfaqnin pakënaqësinë ndaj kapitenit të tyre, me të cilin marrëdhëniet asnjëherë nuk kanë qenë perfekte. Për t’i përkeqësuar mendoi Xhaka i cili u fokusua nga kamerat duke përdorur një fjalor jo të përshtatshëm ndaj tifozëve të Arsenal, ndërsa teksa po shkonte në drejtim të tunelit largoi edhe fanellën.

Pas ndeshjes, legjenda e Kombëtares së Anglisë dhe e Neëcastle, Alan Shearer u shpreh se këto veprime nuk i shkojnë një kapiteni dhe se tashmë e vetmja mënyrë për t’u rikthyer është të kërkojë falje.

“ Nuk e di se si Xhaka do t’ia dalë pas kësaj situate. Asnjë nuk pret që Xhaka të jetë i kënaqur kur tifozët e tu bëjnë ato veprime kur ti po zëvendësohesh, por si kapiten nuk mund të reagosh ndaj fansave ashtu si ai. Nuk ka lthim mbrapa nëse nuk kërkon falje. Sa më shumë kohë kalon, aq më i madh bëhet gabimi. Je kapiteni dhe nuk mund të reagosh ashtu”, u shpreh Shearer. /Insporti.com/

-->