“Situata e Suarezit më trishton, lojtarët që kanë dhënë shumë duhet të respektohen”

Futboll 16 Shtator 2020 15:53

Ish-futbollisti i Interit, Alvaro Recoba, foli mbi të ardhmen e dy bashkatdhetarëve të tij, Luis Suarez dhe Edinson Cavani.

Trajneri Koeman ia ka komunikuar të parit se nuk është pjesë e planeve të tij, prandaj ditët te Barcelona i ka të numëruara.

Suarez përfundoi në radarët e Juventusit, por kjo pistë tani duket se është ftohur. Sa për Cavani, kontrata e tij me PSG skadoi këtë verë dhe për këtë arsye ka hyrë në listën e lojtarëve të lirë.

Recoba ka vetëm laved për Luis Suarez: “Ai është në mesin e tre-katër lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit uruguajan. Situata e sotme te Barcelona më dhemb. Lojtarët që kanë dhënë kaq shumë aty duhet të respektohen.”

Ai shtoi: “Futbolli në këto raste është mosmirënjohës, por kudo që të luajë, Suarez do të jetë mjaft i mirë. Uruguaji ka nevojë për atë në ekipin kombëtar, ndaj shpresohet se do të marrë një vendim të shpejt”.

-->