Situatë alarmante te United/ 17 lojtarë kërkojnë largimin nga ‘Old Trafford’

Futboll 06 Janar 2022 19:09

Jo një, jo dy, por 17 lojtarë të Manchester United duket se kanë shprehur tendenca për t’u larguar nga klubi i Man United, zbulon “Daily Mail”.

Sipas mediave angleze, dhomat e zhveshjes së Djajve të Kuq tashmë i ngjajnë një depoje baruti gati për ndezje, pasi gjithnjë e më shumë futbollistë shfaqen të pakënaqur në klub dhe kanë shprehur dëshirën për t’u larguar.

Në fakt, ndryshimet në ekipin teknik dhe ardhja e Ralph Rangnick jo vetëm që nuk arritën të ulnin krizën, por duket se e frynë atë.

Man Utd suffer Covid-19 outbreak in squad with Brentford clash under threat  of being axed as Prem is ravaged

Të paktën kjo mund të kuptohet nga rritja e numrit të të arratisurve javët e fundit, të cilët tashmë arrijnë në 17.

Konkretisht: Anthony Martial, Paul Pogba, Jesse Lingard, Edison Cavani, Juan Mata, Donny Van De Beck, Dean Henderson, Eric Baigi, Phil Jones, Nemanja Matic, Fred Parado, Diogo.

Sigurisht, ka shumë pak gjasa që shumica e futbollistëve ta shohin të zbatuar kërkesën e tyre deri në verën e ardhshme, pasi drejtuesit e United nuk kanë absolutisht asnjë qëllim që të lejojnë largimin e pothuajse të gjithë skuadrës. 

-->