Sjellje e pashembullt e Zeljko Obradovic në derbin e basketbollit turk (Video)

Basketboll 15 Shkurt 2018 09:17

Trajneri i Fenerbahces Zeljko Obradovic sot është në thumb të kritikave të medieve turke për shkak të sjelljes së tij para fillimit të ndeshjes ndërmjet Fenerbahces dhe Anadolu Efesit.

Pas ceremonisë së prezantimit të lojtarëve, Obradovic nuk kishte shkuar fare të përshëndetet me homologun e tij Ergin Ataman, dukee lënë krye trajnerin e Efesit të vetmuar dhe duke mos pasur me kë të shkëmbejë suveniret, që janë pjesë e protokollit para ndeshjeve.

Ndeshja është zhvilluar në kuadër të garave të Kupës së Turqisë dhe Anadolu Efes ka bërë befasi duke shënuar fitore dhe duke siguruar plasman në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë. Reazultati ishte 83:80.

Tensionet midis trajnerëve kishin filluar më herët, që nga koha kur Ataman kishte qenë trajner në Galatasaray. Mirëpo, incidenti ku Zeljko Obradovic e disiplinon me shpullë Melih Mahmutoglun (shihet poshtë në video), kishte bërë që Ataman dhe të tjerë të reagojnë ndaj tij.

Ishte Ataman, ai që i pari që kishte refuzuar t’ia shtrijë dorën Obradovicit, pas një fitoreve 100:74 të Feneribahces ndaj Efesit. Ataman kishte pohuar se këtë po e bën për të nënçmuar Efesin dhe për të shënuar 100 pikë, edhe pse nuk i duhet fitorja aq e thellë.

 

-->