S’ka fitues në “Olimpicio”, Strakosha nuk mposhtet nga Piatek

Futboll 26 Shkurt 2019 23:08

Gjysmëfinalja e parë ndërmjet Lazio dhe Milan ka përfunduar baras pa gola, ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”.

Në këtë ndeshje nga futbollistët shqiptar prezent ishte vetëm portieri, Thomas Strakosha, ndërsa Valon Berisha dhe Riza Durmishi nuk ishin të ftuar për këtë sfidë për shkak të lëndimeve.

Skuadra e drejtuar nga Simeone Inzaghi ishte më e mirë, duke krijuar raste shënimi më shumë. Rasti më i mirë në këtë ndeshje ishte i sulmuesit Ciro Immobile, i cili goditi shtyllën pingule të portierit, Gianluigi Donnarumma.

Ndeshja e kthimit në ‘San Siro’ zhvillohet më 24 prill, dhe aty do të mësohet skuadra që do të kualifikohet për në finale të Kupës së Italisë. /Insporti.com