“S’ka më kthim prapa për Xhakën, nuk ka vend te Arsenali”

Futboll 29 Tetor 2019 10:48

Ish-sulmuesi i Tottenham Hotspur dhe tifozi i përjetshëm i Arsenalit, Darren Bent pretendon se sjellja e Xhakës ka shpërfillur Arsenalin dhe se nuk ka asnjë mënyrë që e shpëton atë tani në klub.

Ai beson se Xhaka ka vepruar keq dhe se fansat tani do të sillen shumë keq me të edhe në ndeshjet e ardhshme, pasi ai ka fyer klubin, fansat dhe të gjithë që janë të lidhur me ‘Topçinjtë’.

“Sapo t’u thoni fansave ‘f*** off’ (p****uni), e largoni fanellën dhe shkoni menjëherë poshtë tunelit, atëherë ky është fundi”, tha Bent.

“Nuk më pëlqen kur tifozët i vërshëllejnë lojtarët e tyre, por kur e keni reagimin e tillë si Xhaka, atëherë ju i nxitni ata. Ka zhgënjim edhe atje, sepse nuk janë të kënaqur me performancën e tij, ai nuk ka luajtur shumë mirë.”

“Por reagimi i tij para tifozëve dhe madje edhe trajnerit ishte i keq dhe për mua s’ka kthim mbrapa. Në momentin kur nuk respektoni fanellën, ju shfaqni mungesë respekti për shokët tuaj të ekipit, njerëzit që kanë luajtur për klubin në të kaluarën dhe të gjithë të lidhur me klubin”, shtoi Bent.

“Çfarë do të ndodhë më pas? Herën tjetër që ai del nga fusha do të marrë edhe më shumë vërshëllima nga fansat”, përfundoi ai.