S’ka pushim në Serie A, 9 ndeshjet e programuara për ditën e sotme

Futboll 26 Dhjetor 2018 11:59

Ashtu si Premierliga, edhe Serie A do të vazhdojë me super ndeshje për Krishtlindje.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 18 zhvillohen gjatë ditës së sotme, duke nisur nga ora 12:30, e që do të përfundojnë në ora 20:30.

Xhiro e 18 nis me ndeshjen Frosinone – Milan, nga ora 12:30, kurse përfundon me super derbin, Inter – Napoli, në ora 20:30, raporton Insporti.