Ska që e ndal Interin, ‘viktima’ e radhës është Torino – përforcohet vendi i parë

Futboll 22 Dhjetor 2021 20:32

Kampioni italian Inter ka shënuar sot fitore në ndeshjen kundër Torinos, ku brenda 90’ minutave lojë është shënuar vetëm një gol në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të tri pikëve për “Nerazzurët” e shënoi mbrojtësi Denzel Dumfries.

Përmes një asistimi të sulmuesit Edin Dzeko në minutën e 30’ të ndeshjes, Dumfries shënon golin e fitores për skuadrën e tij.

Me pikët e reja, Interi e përforcon vendin e parë në tabelë me gjithsej 46 pikë, shtatë sosh më shumë se vendi i dytë dhe i tretë, respektivisht Napoli dhe AC Milan.

Në anën tjetër, skuadra e Torinos zë vendin e 11 në tabelë me gjithsej 25 pikë të arkëtuara pas 19 ndeshjeve të zhvilluara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Interit.

-->