Skandal apo shaka: Duka dhe Vokrri komunikojnë në anglisht

Futboll 15 Shkurt 2018 08:51

Armand Duka këtyre ditëve ka marrë shumë urime për rizgjedhjen e tij në mandatin e pestë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Një prej urimeve natyrshëm, ka qenë ai që është dërguar nga zyra e Kryetarit të FFK-së Fadil Vokrrit. Sidoqoftë, ajo që e bën këtë urim të Vokrit të veçantë është gjuha angleze e përdorur për ta uruar Presidentin e FSHF.

Në fakt në Federatën e Futbollit të Kosovës, burime të Insportit bëjnë të ditur se edhe njoftimi për rizgjedhjen e Dukës në krye të FSHF-së është dërguar në gjuhën e angleze nga FSHF-ja, e cila ka njoftuar nëpërmjet një letre, të gjitha federatat e dhe FIFA-n.

Përderisa krejt kjo duket një lëshim masiv i zyrave të kryetarëve përkatës, dihet që Duka dhe Vokrri janë miq dhe Duka është nderuar me mirënjohje nga FFK dhe nga Ministria për Kulturë Rini e Sport për kontributin e tij në futbollin e Kosovës.

 

 

-->