SKANDAL, ish lojtari i Premier Ligës akuzohet nga presidenti i klubit të tij

Futboll 15 Prill 2021 19:56

Gazeta turke “Milliyet” ka publikuar një intervistë me presidentin e Galatasaray, Mustafa Cengiz, i cili ka sulmuar një prej lojtarëve të ekipit, Ryan Donk.

Holandezi Ryan Donk që me historinë e fundit ka turbulluar jo pak ambientin e klubit turk. Në gazetën turke “Milliyet” është publikuar një intervistë me presidentin, Mustafa Cengiz.

Image

Ky i fundit sulmoi një prej lojtarëve të ekipit, Ryan Donk. “Futbollistët nuk po stërviten siç duhet. Po stërviten vetëm në mbrëmje. Jemi lodhur me orgjitë e Ryan Donk dhe festat që organizon në mbrëmje. Po e kallxojnë veten e tyre diku tjetër”.

Galatasaray aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 62 pikë, kur kanë mbetur edhe 8 javë deri në përfundim të kampionatit dhe është 8 pikë Besiktasit, e cila pozicionohet në vendin e parë. /Insporti.com/

-->