Skandal / Ish ylli i PSG dhe Milanit filmohet i zhveshur me prostituta, aty kishte edhe drogë

Futboll 09 Tetor 2019 22:06

Jeremy Menez dikur bënte bujë me golat e tij me fanellën e PSG dhe Kombëtarës së Francës, por si duket ajo kohë ka kaluar, shkruan Insporti.com.

Një video e publikuar nga revista meksikane “Revista TVNotas. Në këtë video shihet ylli francez i shoqëruar nga dy shokë të tij dhe një femër, e cila qëndronte mbi trupin e Menez.

Në atë video po ashtu shihet se një nga miqtë e tij ishte duke përgatitur ‘kokainën’, por nuk është e qartë se a ka përdorur edhe ylli francez substancën e ndaluar.

 

Ndryshe, këto pamje mund të jenë të incizuara kohë më parë sa ishte pjesë e klubit meksikan Club America.

Menez pas aventurës në futbollin meksikan është rikthyer në vendlindje dhe është pjesë e klubit FC Paris, që bënë gara në rangun e dytë të futbollit francez. /Insporti.com/