Skandal në Itali, gjyqtaren seksi e kërcënojnë me përmbajtje intime

Futboll 25 Janar 2022 15:27

Gjyqtarja italiane, Diana Di Meo ka zbuluar se disa faqe i kanë vjedhur asaj përmbajtje intime.

Sipas saj, këto video janë publikuar në rrjetet sociale “Telegram” dhe “WhatsApp”..

“Ata po shpërndajnë videot e mija private në rrjetet sociale si Telegram dhe WhatsApp, të cilat unë nuk i kam shpërndarë dhe dikush i ka regjistruar pa dijeninë time” u shpreh gjyqtarja 22-vjeçare në një video të shpërndarë në “Instagram”.

Emri i Diana Di Meo është bërë një trend kërkimi në “Google” në Itali dhe për këtë arsye ajo i ka denoncuar personat përgjegjës.

Personat e përfshirë në këtë skandal rrezikojnë deri në gjashtë vite burgim. /insporti.com/

-->