Skandal te Juventus, pezullohen tre yjet e skuadrës

Futboll 02 Prill 2021 16:25

Klubi i Juventus ka marrë masa në lidhje me tre lojtarët e tyre duke pezulluar, gjobitur dhe përjashtuar nga ekipi përkohësisht ata, transmeton Insporti.

Weston McKennie, Paulo Dybalan dhe Arthur Melo, janë dënuar nga klubi për shkak të thyerjes së rregullave kundër Covid-19.

Amerikani i Juventus, Weston Mckennie, kishte organizuar një party, ku të ftuar ishin edhe dy bashkë lojtarët e ti, Dybala dhe Arthur.

Tre futbollistët nuk do të paraqiten në ndeshjen ndaj Torinos, në kuadër të Serie A këtë vikend.

Derisa bordi i Juventus të marr ndonjë vendim definitiv, suspendimi do vazhdoj. /Insporti.com/

-->