Skandali i radhës i Superligës: Klubi kosovar largon tre futbollistë përmes një mesazhi

Një mesazh në telefon nga vëllai i presidentit të Ballkanit, bëri që tre futbollistë, Liridon Kukaj, Qëndrim Sejdiu dhe Berat Hyseni, të suspendohen e pastaj të largohen nga klubi suharekas.
Ish anëtari i Prishtinës, Kukaj, ka zbuluar disa detaje interesante gjatë periudhës së tij me klubin e Ballkanit, në emisionin Sporti Total të KTV-së, transmeton Insporti.com.
Sipas tij, ai ishte suspenduar nga vëllai i presidentit të klubit dhe se është informuar vetëm përmes një mesazhi telefonik. Tutje ai ka deklaruar se ka kërkuar sqarime shtesë, por që nuk ka arritur të marrë informata se pse është suspenduar.
“Pas lojës me Dritën, morra një mesazh nga menaxheri i klubit, duke më thënë se të ka suspenduar vëllai i presidentit. Do të thotë ky suspendim nuk ka të bëjë me bord të klubit, por ky suspendim ka ardhur nga vëllai i presidentit. Pas kësaj, unë kërkova sqarime, por nuk morra edhe pse unë nuk jam suspenduar nga presidenti i klubit”, ka deklaruar Kukaj.
Kukaj po ashtu ka bërë të ditur se paga e fundit nuk iu është dhënë nga Ballkani.
Futbollisti me përvojë aventurën e tij në futbollin kosovar do ta vazhdojë në Ligën e Parë, me skuadrën e Dardanës, skuadët në të cilën do të jetë edhe ndihmës trajner.
E këtë veprim të Ballkani, trajneri dhe analisiti i njohur i Superligës, Ardian Lluminca e ka cilësuar si amatorë. /Insporti.com
Tovërlani dhe Llumnica, përforcimet nga jashtë i quajnë si të panjohura
Një mesazh në telefon nga vëllai i presidentit të Ballkanit, bëri që tre futbollistë, Liridon Kukaj, Qëndrim Sejdiu dhe Berat Hyseni, të suspendohen e pastaj të largohen nga klubi suharekas. Në Sportin Total të KTV-së, Kukaj e ka zbuluar në detaje ngjarjen interesante, që nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierë. Ndërkohë, veprimin e Ballkanit e ka quajtur amatorë, trajneri dhe analisti, Ardian Llumnica.
Posted by Sporti në KTV on Monday, 4 February 2019