Ekskluzive/ Skandaloze: Agim Ademi sulmon Artan Govorrin brenda zyreve të FFK-së

Futboll 16 Mars 2022 14:09

Sipas burimeve të Insportit, kryetari aktual i FFK’së, Agim Ademi e ka sulmuar Artan Govorrin, i cili tashmë gjendet në statcionin policor.

Arsyeja e sulmit sipas burimeve të Insportit ka ardhur pasi Govori e ka përshëndetur Gramoz Vokrrin.

Ndryshe, edhe më herët Ademi ka pasur probleme me Govorri, pasi e kishte larguar nga FFK, por e kishte rikthyer prapë.

Kujtojmë se, ditën e sotme, Gramoz Vokrri e ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

-->