Skandaloze: Harta e Kosovës në flamurin serb në ndeshjen e kampionatit botëror

Basketboll 04 Shtator 2019 14:13

Në Kinë po mbahet kampionati botëror për meshkuj në basketboll.

E sot është duke u zhvilluar ndeshja, Italia – Serbia.

Në palestrën në të cilën po zhvillohet ky takim, afër bankinës së serbëve, shihet një flamur me hartën e Kosovës dhe brenda në të flamuri  serb.

Padyshim që ky është një lëshim i madh nga organizatorët e FIBA-së, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Kujtojmë se për këtë flamur të ngjashëm janë dënuar shumë skuadra evropiane në Evropë.