Skandaloze/ Neymar shkon i dehur në stërvitje

Futboll 23 Mars 2022 13:38

Neymar është akuzuar se ka shkuar në stërvitjen e Paris Saint-Germain ‘pothuajse i dehur’.

Sipas informacioneve të “RMC Sport”, sulmuesi brazilian këto kohët e fundit është paraqitur shpesh në qendrën stërvitore i dehur, duke mos qenë në gjendje për t’u stërvitur normalisht me shokët e skuadrës.

Image: PA

Kjo situatë ka lënë të shokuar drejtuesit e klubit dhe flitet për një krisje totale të raporteve të tyre me futbollistin, por edhe mes shokëve në dhomën e zhveshjes.

Image: PA

Bashkë me zhgënjimin për Lionel Messin, paraqitjet e të cilit në Paris deri tani kanë qenë shumë më poshtë pritshmërive, përveç të tjerave, Neymar konsiderohet nga ambienti i klubit si fajtori kryesor i negativitetit të sezonit të klubit francez.

-->