S’kanë fund telashet për të, ylli i Barçës operohet sërish të enjten

Futboll 04 Maj 2021 17:59

Afati i shqyrtimit të mjekëve përfundoi dhe ata vendosën se Ansu Fati do të duhet të operohet edhe një herë për të shuar një herë e mirë problemet e tij fizike.

Ansu Fati në nëntorin e vitit të shkuar pësoi një dëmtim të rëndë në meniskun e brëndshëm të gjurit së tij të majtë dhe u operua fillimisht nga doktori Ramon Cugat.

Pas kësaj sulmuesi nisi fazën e rikuperimit, por as këtë herë nuk ka shkuar gjithçka mirë dhe Fati iu desh të bënte hapa pas dhe të kthehej edhe një herë te mjekë të tjerë për të parë çfarë nuk shkon me këmbën e tij.

Kështu, ai të enjten e ardhshme do i nënshtrohet një tjetër operimi, që pritet të jetë i fundit. Mjekët kanë vendosur që t’i heqin një pjesë të meniskut talentit nga Guinea. 18-vjeçari pritet të kthehet në fushë pas dy muajsh, duke qenë i gatshëm për Barçën nga nisja e sezonit të ri.

-->