Skender Potera dhe “bisha” e tij, të paarritshëm në drag

FASK 08 Gusht 2018 20:37

Gara e disiplinës drag, e zhvilluar në pistë ne vjetër të Aeroportit të Ndërkombëtar të Prishtinës, fillimisht ishte ndërprerë për shkak të territ, i cili kishte rënë në orët e mbrëmjes dhe veturat më ytë shpejta nuk garuan për shkaqe sigurie.

Ajo që u mbeti merak shikuesve të shumtë, që ishin në shteg të dielën dhe adhuruesve të motosportit ishte pikërisht fakti se pa u zhvilluar kishin mbetur finalet me automobilat që në kualifikime kanë pasur kohë më të shpejtë se 11 sekonda.

Gara vazhdoi edhe pse më shumë më pak shikues dhe vëmendje të opinionit, por për fituesin e kësaj gare Skender Poterën, kjo nuk pati shumë rëndësi, meqë ai theu rekord të pabesueshëm, duke kaluar distancën prej 402 metrave në drag për më pak se 9 sekonda, saktësisht për 8,92.

Shikoni videon dhe startin e hatashëm të Audit, të punuar specifikisht për gara të kësaj disipline dhe me siguri automobilit më të shpejtë në vijë në drejtë në Kosovë dhe më gjerë.

-->