Skenderaj ndan titullin “Qytetar Nderi” për Haxhi Krasniqin

Boks 28 Nëntor 2020 11:25

Qyteti i Skenderaj ka nderuar sot humanistin, Halil Kastrati dhe Kampionin e Botës në boks, Haxhi Krasniqi.

Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari ia ka dhënë Kastratit dhe Krasniqit titullin “Qytetar Nderi”.

Haxhi Krasniqi këtë vit u shpall Kampion Bote në boks në Gjermani, kurse Halil Kastrati edhe këtë vit ka vazhduar me veprimtarin e tij humaniste.

Sot është 108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, 23 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së dhe ditëlindja e heroit kombëtar, Adem Jashari.

-->