Skenderbeu i Lipjanit synon titullin e kampionit dhe Evropën

Volejboll 30 Janar 2022 15:55

Skuadra lipjanase e volejbollit po përgatitet për pjesën e dytë të sezonit, ku synon të jenë të suksesshë je, duke e synuar titullin e kampionit dhe për ta siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

Klubi i volejbollit Skenderbeu ka aspirata të mëdha në pjesën e dytë të sezonit.

Bardhekaltërtit i kanë nisur përgatitjet në fillim të muajit janar dhe janë duke bërë përpjekje maksimale që për herë të parë në historinë e sportit lipjanas, ëndërren e shumë sportistëve lipjanas t’a bëjnë realitet, duke e sjell kupën e kampionit në Lipjan.

Skenderbeu është ekipi i vetëm lipjanas, që në elitën e sportit kosovar, është duke luftuar për trofe që qytetarët lipjanas janë duke e pritur që shumë vite.

Të gjitha lojtarët janë nga komuna e Lipjanit dhe më shumë se gjysma e ekipit janë ndihma e klubit, duke i zhvilluar ndeshjet pa kompenzim, sepse kushtet ekonomike ne klub nuk janë të mira.

Klubi lipjanas nga ky stinor, ndeshjet si vendas do ti zhvillojë në sallën e sporteve “Beter Life” në Lipjan, dhe me ndihëm e bizneseve, bardhekaltërtit kanë besim të madh se në fund do t’a ngrehin lart trofeun e titullit të kampionit.

-->