Skuadra angleze i bashkohet “luftës” për kartonin e Neymar

Futboll 19 Mars 2018 11:19

Dëmtimi që pësoi ylli i skuadrës franceze PSG dhe largimi për disa kohë nga fusha e lojës, ka rritur shpresat për top ekipet evropiane që të blejnë kartonin e tij.

Neymar, i cili ishte transferuar tek Paris Saint-Germain nga Barcelona për 222 milionë euro verën e kaluar, ka kohë që është bërë pjesë e shtypi lidhur me një largim të tij nga kryeqyteti francez në fund të sezonit.

Skuadra më e përfolur për transferimin e tij, ishte Real Madrid, mirëpo tani sipas “Don Balon”, është edhe gjiganti anglez i Manchester United që do të “luftojë” fuqishëm për transferimin e brazilianit në Premier League.

Drejtuesit e ekipit francez, thuhej se nuk do të pranonin më pak se 400 milionë euro për Neymar dhe sipas raportimeve, Manchester United janë të gatshëm të bëjnë ofertë marramendëse për të siguruar shërbimet e brazilianit. /Insporti.com

-->