Skuadra angleze ofron para të çmendura për mbrojtësin e Juve-s

Futboll 12 Mars 2018 10:18

Manchester United pritet të shpenzojë shuma jo të vogla gjatë verës për të plotësuar disa prej objektivave që trajneri portugez, Jose Mourinho i ka vënë vetes dhe drejtuesve të ekipit.

Mourinho ka kohë që e vlerëson mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër” dhe tentativat për të sjell në “Old Trafford” njërin nga mbrojtësit e Juventus do të shihen gjatë verës.

Megjithatë objektiv kryesor për ta përforcuar fazën e mbrojtjes së “Djajve të Kuq” për Mourinho-s, është super lojtari i Juve-s, Alex Sandro.

Portugezi duket se i ka bindur drejtuesit e Manchester United që të shpenzojnë para të çmendura për brazilianin 27 vjeçar dhe Juventus pak javë më parë kishte bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për rikthimin e Mateo Darmian në Itali.

Por, rikthimi i Darmian lidhet me shumë gjasë edhe me largimin e Sandro-s në anën tjetër, ku braziliani gjatë verës ishte shumë pranë që së pari të kalonte në drejtim të Londrës, tek Chelsea.

Mirëpo, tani përfshirja e Manchester United ka trazuar gjërat dhe skuadra nga “Old Trafford” thuhet se ka bërë një ofertë, e cila është vështirë të rezistohet.

“Djajtë e Kuq” i kanë ofruar mbrojtësit brazilian një pagë prej 165.000 euro në jave, që është dyfishi i pagës së tij aktuale tek “Zonja e Vjetër”, të cilën Juventus nuk e përballon dot.

United e vlerëson po ashtu 27 vjeçarin rreth 80 milionë euro dhe duke e përfshirë në këtë kombinim edhe shkëmbimin me Darmian, Juventus mund të arkëtojë rreth 50 milionë euro plus mbrojtësin italian. /Insporti.com

-->