Skuadra e futbollistit shqiptar ngritet në Bundesligë – festa e çmendur e tifozëve
Futboll
27 Maj 2019
23:17

Union Berlini mbylli me sukses sezonin, teksa pas fazës së play-offit ia doli të ngjitet në Bundesligë, duke çuar një kategori më poshtë Stuttgartin.
Skuadra kryeqytetase mori një barazim 2:2 në udhëtim ndaj Stuttgartit, ndërsa mbrëmjen e sotme në Berlin, arriti të ruajë një tjetër barazim, këtë herë pa gola, duke fituar të drejtën për t’u ngjitur në Bundesligën 1.
Nga ana tjetër, Stuttgarti kishte disa sezone që vuante dhe endej në zonën e poshtme të renditjes, ndërsa këtë vit nuk ia doli dot të mbijetojë dhe do të duhet të provojë ringritjen nga sezoni i ardhshëm.
Te skuadra e Union Berlinit aktivizohet edhe futbollisti shqiptar, mesfushori 24-vjeçar Eroll Zejnullahu.