Skuadra e Ligës së Parë në karantinë në ‘Emerald’
Futboll
17 Maj 2019
21:30

Besa e ka marrë shumë seriozisht duelin e nesërm ndaj Kikës.
Futbollistët pejan do ta kalojnë sonte natën të gjithë së bashku, por të mbyllur.
Klubi ka vendosur që t’i dërgojë lojtarët në karantinë në hotel ‘Emerald’.
Në rast të fitores nesër, Besa do të inkuadrohej direkt në Ligën e Parë, kurse Kika do të binte në Ligën e Dytë.
Dueli Kika – Besa luhet nesër prej orës 16:00 në Hogosht, teksa e gjykon Fatmir Tahiri.