Skuadra e Milot Rashicës: Turp që kjo i ndodhi Kosovës

Kombëtarja 25 Mars 2019 23:33

Klubi i Milot Rashicës, Werder Bremen, ka reaguar në rrjete sociale pas barazimit të Kosovës.

Në faqen e Werder Bremenit në ‘Twitter’ në gjuhën angleze, është shkruar për barazimin e Kosovës në ndeshjen me Bullgarinë, raporton Insporti

“Milto Rashica luajti 90 minutat e plotë sonte – mëkat që Kosova nuk arriti të fitojë”, shkruhet në postimin e Werder Bremenit.

Rashica në këtë ndeshje pati disa raste për shënim, por të cilat nuk arriti që t’i konkretizojë.

Futbollisti nga Vushtrria, deri tani me fanellën e Kosovës ka arritur të realizojë dy herë. f