Skuadra e NBA, “vatër” e koronavirusit

Basketboll 08 Korrik 2020 13:29

Skuadra e Brooklyn Nets është një vatër e fortë e “Covid-19” në NBA, teksa 7 lojtarë të këtij ekipi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, që kur ky virus ka zbarkuar në Amerikë.

Basketbollisti më i fundit që ka konrmuar se është pozitiv është Taurean Prince.

Gjithsesi, ky lajm ka nxjerrë jashtë loje basketbollistin, që nuk do të luajë me skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit, që rinis më 30 korrik.

Janë të shumtë lojtarët e Brooklynit që kanë dalë pozitivë dhe që kanë refuzuar të shkojnë në Orlando.

Mes tyre DeAndre Jordan dhe Spencer Dinvidie, që kanë konfirmuar se nuk do të luajnë me Brooklyn Nets në rinisjen e kampionatit, andaj klubi ka ndërhyrë në merkato për të sjellë disa përforcime.

-->