Skuadra e plotë e Interit për ndeshjen kundër Torinos

Futboll 26 Janar 2019 22:32

Sime Vrsaljko dhe Keita Balde Diao nuk janë pjesë e skuadrës së Interit që do të udhëtojë drejt Torinos, por 17-vjeçari, Eddy Salcedo është përfshirë.

Matteo Politano ka nevojë për teste të mëtutjeshme fitnesi, pasi ai po vuan nga një lëndim në muskul. Kjo i lë “Nerazzurrët” me pak opsione në krahë.

Me këtë mendje, trajneri, Luciano Spalletti ka ftuar 17-vjeçarin Salcedo.

Ai ka shënuar shtatë gola në 13 ndeshje për grupmoshën, “Primavera” të Interit këtë sezon.

Skuadra e plotë e Interit: Handanovic, Padelli, Berni; De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar; Gagliardini, Vecino, Nainggolan, Joao Mario, Borja Valero, Perisic, Brozovic; Icardi, Lautaro Martinez, Politano, Salcedo, Candreva

-->