Skuadra e plotë e Juventusit për ndeshjen kundër Atalantas

Futboll 29 Janar 2019 20:15

Juventusi e ka ftuar Martin Caceresin dhe Miralem Pjanicin për ndeshjen e së nesërmes kundër Atalantas, në kuadër të Coppa Italias.

Përballja çerek-finale luhet në Bergamo të mërkurën nga ora 19:30, transmeton Insporti.

Pjanici dhe Khedira rikthehen pas lëndimeve, derisa Caceres menjëherë është ftuar pas transferimit nga Lazio.

Leonardo Bonucci, Mario Mandzukic, Andrea Barzagli dhe Juan Cuadrado janë jashtë për shkak të lëndimit.

Skuadra e plotë e Juves: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Caceres, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Kean, Cancelo, Pinsoglio, Perin, Emre Can, Rugani, Bentancur, Bernardeschi, Spinazzola. /Insporti.com/

-->