“Skuadra e së ardhmes” që Juventusi po planifikon ta ndërtojë rreth Cristiano Ronaldos

Futboll 09 Shkurt 2019 10:34

Transferimi 100 milionësh i Cristiano Ronaldos te Juventusi, gjatë verës, shokoi botën.

Spekulimet për largimin e portugezit nga Real Madridi kishin qenë prezente për vite të tëra, por askush nuk priti që gjiganti italian të fitonte garën për të, transmeton Insporti.

Pavarësisht se ishte 33-vjeçar në kohën kur kaloi te klubi nga Torino – tani është 34-vjeçar – 100 milionët e shpenzuar janë arsyetuar brenda, dhe jashtë fushës.

Brendi shumë i popullarizuar i Ronaldos e ka ngritur jo vetëm Juventusin, por edhe futbollin italian.

Cristiano Ronaldo

Brenda fushës, pesë herë “Topi i Artë” po mundohet të japë më të mirën.

Ai ka shënuar 17 gola në Serie A, derisa ka kontribuar edhe me gjashtë asistime.

Sidoqoftë, pavarësisht fizikut briliant të tij, Juve thuhet se është në dijeni të faktit se Ronaldo po i afrohet fundit të karrierës.

Kështu, “AS” raporton se “Zonja e Vjetër” po mundohet të bëjë më të mirën në këto vitet e fundit, për të krijuar një skuadër të talentuar rreth portugezit, në mënyrë që të mësojë nga ai.

Chiesa with Fiorentina

Derisa Aaron Ramsey pritet t’i bashkohet skuadrës në verë, biankonerët i kanë identifikuar edhe tre lojtarë nën moshën 22-vjeçare, të cilët ata i shohin si “skuadër për të ardhmen”.

Federico Chiesa i Fiorentinës, Nicolas Zaniolo i Romës, dhe Cristian Romero i Genoas, janë tre emrat që Juventusi i ka bërë objektivë primar.

Ja si do të duket “skuadra e së ardhmes” e Juventusit, nëse kompletohen këto transferime. /Insporti.com/

p1d36qdojf1l7q1hjjj1hi3h59.jpg