Skuadra e tyre u turpërua, gjesti i tifozëve të Vëllaznimit befasoi të gjithë

Futboll 17 Prill 2019 18:17

Trepça ’89 ka turpëruar skuadrën e Vëllaznimit në kuadër të Kupës së Kosovës në kuadër të Kupës së Kosovës, duke fituar me rezultat 4:0.

Ish kampioni i Kosovës befasoi të gjithë me lojën e bukur të zhvilluar ndaj Vëllaznimi të Ismet Munishit, duke mos e lejuar për asnjë moment t’ua rrezikonte fitoren.

Me një lojë shumë të mençur, Trepça ’89 e deklasoi Vëllaznimin në Gjakovë duke e mundur me rezultat të thellë 4:0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës.

Tifozët vendas treguan kulturën e tyre, duke duartrokitur futbollistët mysafirë pas shënimit të golit të katërt.

Kjo dukuri ndodhë rrallë në futbollin kosovar. /Insporti.com/

 

-->