Skuadra italiane dërgon skoutë për mesfushorin shqiptar

Futboll 11 Shkurt 2019 11:00

Fundjava që shkoi mund të themi që ishte e futbollistëve shqiptarë që luajnë në ekipet evropiane.

Pas paraqitjeve brilante, të Milot Rashicës, Ermir Lenjanit, Ardijan Ismajlit edhe reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë, Emanuel Ndoj, zhvilloi një super ndeshje për Brescia ndaj Carpit, por që goli i mungoi të kururëzonte paraqitjen e tij briliante.

Por, sipas gazetës italiane “TuttoMercatoWeb, mesfushori shqiptar ishte nën vëzhgimin e disa skoutëve.

Bëhet e ditur se skoutët në fjalë ishin të Sampdorias, klub i cili e pëlqen mjaft shumë 22-vjeçarin.

Përveç Brescias, Ndoj ka luajtur edhe te Roma dhe Padova