Skuadra italiane futet në garë për heroin e “Fadil Vokrrit”

Futboll 11 Gusht 2019 13:53

Suso në këto ndeshje miqësore përpara fillimit të kampionatit, ka ditur gjithmonë të jetë protagonist.

Mirëpo për drejtuesit e Milanit kjo nuk mjafton, dhe e kanë nxjerrë në shitje.

Lyon dhe Roma janë dy ekipet që e kanë shfaqur me kohë interesin që kanë për lojtarin. Ndërsa ditët e fundit sipas atyre që raportojnë mediat italiane, në garë për shërbimet e spanjollit ka hyrë dhe Fiorentina.

Klubi “violë” ka një javë që po kryen bisedime me drejtuesit e Milanit, dhe po mundohen të gjejnë marrëveshjen për transferimin e 25-vjeçarit.

Kartoni i lojtarit vlen 40 milionë euro por mund të ulet deri në 32 milionë. Deri më tani Fiorentina ka ofruar një shifër më të ulët, por që pritet të rritet në ditët në vijim.

Kujtojmë që Suso mbrëmë në ndeshjen ndaj Feronikelit, ishte heroi i Milanit në ‘Fadil Vokrri’. Ai shënoi njërin prej golave, në fitoren 2:0 të rossonerëve në Prishtinë.